Dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, arrestohen 5 persona, 15 të tjerë në kërkim
gjykata e apelit TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dëmtimin e Gjykatës së Apelit nga protestuesit. Sipas njoftimit të policisë, 5 persona kanë rënë në pranga, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim. Njoftimi i Policisë: Tiranë/ Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë. Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni. Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç,...
Burimi:
zeri.ai