Dëmtim serioz për Ernest Muçin te Beshiktashi, ja se për sa kohë do të mungojë në fushën e blertë

Dëmtim serioz për Ernest Muçin te Beshiktashi, ja se për sa kohë do të mungojë në fushën e blertë

Ernest Muci ka pësuar një dëmtim jo të lehtë në ndeshjen e fundit të Beshiktashit. Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë dhe doli nga fusha në minutën e 26 në humbjen ndaj Bashakshehir dhe vendin e tij e mori Joao Mario. Sipas lajmeve që vijnë nga Turqia, tani është mësuar edhe koha se për sa Muci do të qëndrojë jashtë fushës së blertë. Lojtari i Kombëtares tonë do të mungojë për tre javë, duke humbur një pjesë të rëndësishme të ndeshjeve në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/    
Burimi: Sportekspres.com