Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot
Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një përplasje me Donnaruma-n, u dëmtua shumë keq në këmbën e tij të majtë, duke i “shokuar” të gjithë. Moment i vështirë për yllin e Bayern Munich, që u largua nga fusha me barelë. Pas kësaj, Donnarumma i cili pa gjendjen e lojtarit kundërshtar, shpërtheu në lot.