Demokratët e Fierit zgjedhin sot kryetarin e ri, 5 kandidatë në garë

Demokratët e Fierit zgjedhin sot kryetarin e ri, 5 kandidatë në garë

Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier do të votojë sot (7 nëntor) për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës lokale. Përmes një thirrjeje drejtuar demokratëve, u bëhet apel të gjithë anëtarëve që të marrin pjesë në procesin e votimit, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për ringritjen dhe bashkimin e strukturave të partisë pas përçarjeve të brendshme. Kandidatët në garë: Ardian Ferro Enkelejda Veliu Fation Semanjaku Gentian Koçi Festim Metaj