Demokracia 2.500 euro!
Demokracia 2.500 euro! Nga Agim Nesho Deklarata e përfaqësuesit të Komisionit Europian, në mbështetje të Edi Ramës, ishte një nga deklaratat më të turpshme ndaj një lëvizjeje popullore që kërkon rivendosjen e demokracisë dhe funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Të mbështesësh një regjim dhe të dalësh kundër intelektualëve, studentëve dhe një pjese të gjerë të opinionit publik tregon varfërinë e vlerave të atyre që drejtojnë sot Komisionin Europian. Ne nuk e kemi besuar kurrë Marta Kos-in kur shprehej se «Edi Rama është një lider me vizion në Ballkan». Tani, sipas kësaj logjike, lind pyetja: mos vallë vizioni i tij është se çdo njeri ka një çmim për t’u blerë? Prandaj, prej kohësh ekzistojnë akuza dhe shqetësime se BE-ja po mbyll sytë përballë problemeve të...
Burimi:
sot.com.al