Demo: Të hetohet kush qëndron pas akteve të dhunës
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka kërkuar hetim të plotë për ngjarjet e dhunshme gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke përfshirë jo vetëm sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës, por edhe veprimet e vetë efektivëve gjatë ndërhyrjes. Demo kërkoi që të hetohet çdo dyshim për organizimin, financimin apo nxitjen e dhunës, si dhe përfshirja e mundshme e strukturave politike apo grupimeve ekstremiste në ngjarjet e protestës. Ministri dënoi sulmet e personave të maskuar ndaj forcave të policisë, ku sipas tij u përdorën gurë, mjete piroteknike dhe sende të forta. Ai dënoi gjithashtu dëmtimin e institucioneve publike, si dhe shkatërrimin dhe plaçkitjen e pronës private. Reagimi i plotë i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për protestën...
Burimi:
ntv.al