Demo: Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

Demo: Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, ku theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, përmes bashkëpunimit ekonomik, rajonal, akademik dhe në fushën e sigurisë. Në fjalën e tij, ministri Demo nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve mbështeten në lidhje historike, tradita të përbashkëta dhe bashkëpunim mes njerëzve, të cilat krijojnë një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit. “Partneriteti ynë strategjik është para së gjithash një realitet i ndërtuar nga vetë njerëzit, shumë kohë më përpara se të shkruhej ndonjë dokument. Megjithatë, nevoja për t’u takuar, për të shkëmbyer ide dhe formate si ky i sotëm, mbetet gjithmonë shumë i rëndësishëm. Dhe jo më kot, në tempullin e Apolonit në...