Dëmet nga lufta përkeqësojnë krizën energjetike në Iran

Dëmet nga lufta përkeqësojnë krizën energjetike në Iran

Irani po hyn në stinën e dimrit duke u përballur me një mungesë gjithnjë e më të madhe të gazit natyror, pasi dëmet në objektet kryesore të përpunimit, të shkaktuara gjatë luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, po e përkeqësojnë deficitin e furnizimit me të cilin vendi përballet prej vitesh. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, paralajmëroi më 21 nëntor se shteti ka të ngjarë të përballet me probleme në furnizimin me energji gjatë këtij dimri. “Edhe para kësaj jemi përballur me një çekuilibër energjetik, teksa sulmet ndaj infrastrukturës së gazit në vend e kanë përkeqësuar edhe më shumë këtë gjendje. Presim të përballemi me probleme gjatë dimrit”, tha Pezeshkian. Ai tha se sulmet kanë nxjerrë jashtë funksionit kapacitete të prodhimit të gazit prej 240 milionë...