Delvinë/ 2 inxhinierë në pranga, po ndërtonin pa leje një impiant gazi. Në kërkim..

Delvinë/ 2 inxhinierë në pranga, po ndërtonin pa leje një impiant gazi. Në kërkim..

Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC) në pronë publike në Delvinë, arrestohen 2 inxhinierë dhe shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë. Sipas policisë, në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit u bllokuan punimet në këtë objekt. ‘Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë. Gjatë...