Delegacioni rus shkon në Turqi për bisedime me Ukrainën

Delegacioni rus shkon në Turqi për bisedime me Ukrainën

Një avion që transporton delegacionin rus për bisedimet e reja të paqes me Ukrainën është nisur sot nga Moska drejt Stambollit, sipas burimeve të cituara nga agjencitë ruse RIA Novosti dhe TASS. Sipas burimeve diplomatike, këto janë bisedimet e para pas më shumë se shtatë javësh, dhe pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme në Turqi. Në delegacionin rus ndodhet edhe Vladimir Medinsky, i cili ka udhëhequr edhe raundet e mëparshme të bisedimeve në Stamboll. Sipas të dhënave të faqes së ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, avioni që përdoret nga Medinsky për udhëtime zyrtare ka fluturuar sot nga Moska drejt Turqisë....
Burimi: Vizionplus.tv