Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Del në ankand ora e Hitlerit e vjedhur nga ushtari francez, vlen miliona dollarë
Për pothuajse 80 vjet, ora e Adolf Hitler ka qenë e fshehur nga familjaret e një ushtari francez që praktikisht e vodhi atë gjatë kontrollit të Berghof, rezidencës së fortifikuar të diktatorit nazist në Bavari. Por tashmë ora pritet të shitet në ankand në Shtetet e Bashkuara, për një shifër domethënëse. Bëhet fjalë për një orë që partia naziste i dhuroi Fuhrer-it të saj për të celebruar fitoren zgjedhore të vitit 1933. E prodhuar nga një firmë prestigjioze zvicerane si Le Coultre, dhe e modifikuar me personalizime nga Andreas Huber, prodhuesi zyrtar i orëve të Bavarisë. Ora që ka një mekanizëm interesant rrotullues të fushës, për ta mbrojtur atë ne raste të veçanta, mban inicialet e diktatorit si dhe tri data të rëndësishme për të,...