Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës dhe djeg varrezat, ndërhyn helikopteri me ujë
Vijon zjarri në fshatin Hoshtimë të bashkisë së Vlorës. I ndihmuar dhe nga era zjarri ka përparuar duke djegur bimësi dhe shkurre por dhe zonën e varrezave të fshatit kryesisht me qiparisa. Zjarri i madh ka djegur totalisht varrezat e zonës, ndërkohë që aktualisht është rrezik potencial për banesat. Në këto kushte është kërkuar dhe ndihma e helikopterit i cili ka mbërritur duke hedhur ujë. Aktualisht flakët po vijojnë dhe po shkojnë drejt fshatrave Bestrovë dhe Kërkovë, ndërkohë që kanë mbërritur dhe forcat e policisë por dhe banorët e fshatrave. Në vendngjarje kanë mbërritur deri tani të paktën 9 mjete zjarrfikëse...