Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Del foto e 65-vjeçarit të vrarë në Vaun e Dejës. S’e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista
Publikohet fotoja e 65-vjeçarit të vrarë sot në Vaun e Dejës, ndërkohë që mësohen detaje të reja nga e shkuara e Frrok Lleshajt. Viktima mësohet se tre dekada më parë ka ushtruar edhe detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit, nga radhët e të cilës ka dalë në vitin 1994. Më pas ka kryer një vrasje për të cilën u arrestua më 1995, por u arratis në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave. Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, u arrestua më vonë, ku vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006 dhe u lirua më 2023. Nuk ka pranuar asnjëherë se ka qenë autor i vrasjes se kushëririt, por pavarësisht deklaratave në Gjykatë, ai është dënuar. Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, por...