Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Deklaratat e Nigel Farage për emigrantët shqiptarë të dënuar në Britani, kryeministri hedh poshtë shifrat: Alergjikë ndaj “hipokrizisë”, më lejo të të kthej sfidën…
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deputetit britanik Nigel Farage, duke hedhur poshtë shifrat e tij për emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Fillimisht Rama ka hedhur poshtë shifrat që ai paraqiti, që “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”, pasi të dhënat reale tregojnë krejt të kundërtën. “Ooopsss… Z.@Nigel_Farage vetë sapo më ka sfiduar me fakte! Çfarë nderi – për një “njeri gjigant”, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, nga një “vend i vogël”) – të fitojë vëmendjen e virtuozit të pakrahasueshëm të politikës kryesore të Britanisë. Ai tha – dhe unë citoj: “Po ju...