Deklarata e fortë e deputetes austriake: Të rinjtë po dhunohen dhe intimidohen, përgjegjësit të japin llogari
Deputetja e Parlamentit Austriak, Dr. Gudrun Kugler, reagoi në lidhje me protestat në Shqipëri. Ligjvënësja konservatore, një emër i njohur në fushën e të drejtave të njeriut, paralajmëron se dhuna brutale policore është e papranueshme. Po ashtu ajo thotë se të rinjtë po intimidohen, ndërsa përgjegjësit duhet të japin llogari. DEKLARATA E PLOTË “Protesta paqësore është një e drejtë themelore, e cila duhet të respektohet plotësisht. Të rinjtë që dalin në rrugë për të kërkuar llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme në vendin e tyre meritojnë të dëgjohen, jo të përballen me forcën. U bëj thirrje protestuesve të vazhdojnë të tregojnë vetëpërmbajtje. Raportimet për përdorimin joproporcional dhe të paligjshëm të forcës ndaj protestuesve, përfshirë të rinjtë dhe të miturit, janë thellësisht shqetësuese. Kemi...
Burimi:
syri.net