Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Dëgjojmë qytetarët cep më cep”/ Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Balla: Aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një inspektim në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, së bashku me skuadrën socialiste të zgjedhjeve të 11 majit, për të bërë inventarizimin e problematikave që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike. Ky inspektim kishte si qëllim kryesor dëgjimin e qytetarëve në çdo lagje dhe rrugicë, për të respektuar 19 mandatet historike që Tirana i dha Partisë Socialiste më 11 maj, deputet i së cilës do të jetë edhe vetë gjatë legjislaturës së re. “Për të dëgjuar qytetarët cep më cep, në respekt të plotë të 19 mandateve historike në Tiranë, të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, por duke dëgjuar e punuar më shumë me...