“Dëgjoj lajme negative pas ndeshjeve” Manaj: San Marios para 5 viteve mezi i shënuam në minutën e 80

“Dëgjoj lajme negative pas ndeshjeve” Manaj: San Marios para 5 viteve mezi i shënuam në minutën e 80

Shqipëria është kryesuesja e grupit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Marani ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 San Marinon. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it. Manaj: “Trajneri më tha: ‘ke edhe 10 minuta kohë për të shënuar se do të zëvendësoj’. Por unë i thashë: ‘më lër edhe 15 minuta’. Dhe kështu shkoi. Por do të ishte mirë që të shënonin edhe Shpendi ose Daku nëse do të futej, pasi këtu jemi si një familje dhe për sulmuesin është e rëndësishme që të shënojë. Për objektiva përsonale nuk më pëlqen shumë të flas. Ajo që dua është që të fitojmë...