Lajme të mira për trajnerin Iraola: Dy mbrojtësit e dëmtuar rëndë rikthehen në stërvitje pas disa muajsh pushim

Lajme të mira për trajnerin Iraola: Dy mbrojtësit e dëmtuar rëndë rikthehen në stërvitje pas disa muajsh pushim

19 Nëntor 2026 11:13 Telesport Mbrojtësit e Liverpool, Giovanni Leoni dhe Conor Bradley, janë rikthyer në stërvitje pasi janë rikuperuar nga dëmtime afatgjata në gju. Leoni, mbrojtësi qendror italian, i cili iu bashkua klubit anglez nga Parma në gusht të vitit 2025, pësoi një dëmtim serioz të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL) gjatë debutimit të tij me “reds” kundër Southampton në Carabao Cup, shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë Bradley pësoi gjithashtu një dëmtim në gju gjatë një ndeshjeje të Premier League kundër Arsenal, në muajin janar të këtij viti. Megjithatë, ka lajme të mira për trajnerin Andoni Iraola. Të dy lojtarët tashmë kanë dalë në fushë, ndërsa intensifikojnë procesin e rikuperimit me synimin për t’u rikthyer në aksion me ekipin...