No Image Available

Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 6 miliardë euro, specialistët paralajmërojnë krizë

  Kosova ka përfunduar vitin 2024 me një tjetër bilanc negativ: deficiti tregtar është rritur për 7.4% krahasuar me vitin paraprak, duke arritur vlerën e rreth 6 miliardë eurove, raporton Ekonomia Online. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) flasin për një thellim të mëtejmë të hendekut mes importit dhe eksportit, ndërsa ekonomistët tërheqin vërejtjen për pasoja serioze nëse qeveria nuk ndryshon kursin ekonomik. Profesori universitar i ekonomisë, Medain Hashani, në intervistë për Ekonomia Online, e sheh situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të mungesës së mbështetjes për prodhuesit vendorë dhe tërheqjes së dobët të investimeve të huaja. Ai...
Burimi: Syri.net