Defekti vdekjeprurës i airbag-ut, Franca tërheq nga tregu 2.5 milionë makina

Defekti vdekjeprurës i airbag-ut, Franca tërheq nga tregu 2.5 milionë makina

Franca ka urdhëruar tërheqjen e 2.5 milionë makinave të pajisura me airbag me defekt, që mund të shpërthejnë në rast përplasjeje dhe kanë shkaktuar një sërë vdekjesh. Kjo vjen pas një aksidenti fatal në fillim të këtij muaji në Reims, në lindje të Parisit, në të cilin një nënë 37-vjeçare që drejtonte një Citroen C3 u godit në kokë nga copa metali fluturuese pas një përplasjeje të lehtë. Kjo është drama më e fundit në skandalin 20-vjeçar mbi prodhuesin japonez Takata, tashmë të mbyllur, jastëkët e ajrit të të cilit u instaluan nga pothuajse të gjithë prodhuesit kryesorë të makinave...
Burimi: Syri.net