Defekt në radar, kaos fluturimesh ajrore në Itali/ Preken edhe ato me Tiranën

Defekt në radar, kaos fluturimesh ajrore në Itali/ Preken edhe ato me Tiranën

Defekti në një radar Enav ka shkaktuar bllokim të trafikut ajror në veriperëndim të Italisë. Sipas Shoqatës së Aeroporteve të Lombardisë, një radar që menaxhon ACC-në (Qendrën e Kontrollit të Zonës) të të gjithë zonës veriperëndimore të Gadishullit nga Milano u prish, duke bllokuar fluturimet që niseshin dhe mbërrinin në aeroportet kryesore si Orio al Serio, Linate, Malpensa, Xhenova dhe Torino. Autoritetet paralajmëruan menjëherë për “ndërprerje të mundshme të mëdha të paktën deri sot”, ndërsa devijimet e avionëve ishin në proces. Mbi 300 fluturime u përfshinë. Më vonë, Enavi njoftoi se trafiku ajror në veriperëndim “po kthehet gradualisht në normalitet”...
Burimi: Javanews.al