Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Me mbylljen e merkatos dhe nisjen e sezonit të ri, Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco foli pa filtra për të gjitha temat e aktualitetit futbollistik në një intervistë të gjatë për RAC1. Iluzioni për sezonin: ‘Më motivon dhe më emocionon puna e përditshme, jo ndeshjet. Kemi një atmosferë shumë të mirë dhe një frymë pozitive. Na jep siguri puna gjatë javës dhe ajo që tregojmë në stërvitje. Ndeshja është fundi i punës. Gjithçka po shkon më mirë nga sa e mendonim. Ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh, por jemi shumë të kënaqur. Na jep siguri’. Më mirë nga ç’pritej: ‘Besoja se do të fillonim mirë, të fortë. Është e vërtet që kushedi, nuk e prisnim që të shënomin kaq shumë gola. për mendimin tim,...