Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Deçani nderon Marin Memën me titullin “Qytetar Nderi”
Gazetari i TCH Marin Mema, është shpallur me votë unanime, të të gjithë përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike, qytetar nderi i Komunës së Deçanit në Kosovë. “Faleminderit të gjithë juve. Marin je shembull sesi n shqiptarët duhet me punu … se kuptoj vazhdimin. Faleminderit për këtë që je”, tha Bashkim Ramosaj, kryetari i Komunës së Deçanit. “Është një mirënjohje e thellë ndaj një zëri të së vërtetës, një zëri që ka qenë gjithmonë në shërbim të historisë, kujtesës dhe dinjitetin tonë kombëtar. Marin Mema është bërë tashmë një emblemë e gazetarisë shqiptare, jo vetëm për profesionalizmin dhe guximin e...