Burimi:
zeri.ai

Dëborë në pranverë! Zbardhet Kukësi, Dibra e Korça, si pritet moti për këtë javë
👁3811
Foto ilustruese TIRANË- Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, dimri duket se është rikthyer në vendin tonë. Dëbora ka zbardhur disa qarqe të vendit, në veri dhe jo vetëm. Qarku i Kukësit, Dibrës, Korçës, Lezhës, një ditë më parë u përfshinë nga reshjet e dëborës. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës në Veri dhe në Juglindje të vendit, por nuk kanë shkaktuar probleme meqarkullimin rrugor. Reshjet e dëborës kanë qenë më të dendura në Valbonë, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Qafë Mali-Fierzë, Klos-Peshkopi, Kukës-Ura Zapodit, Kukës-Bushtricë, në Qafë-Thanë, Boboshticë-Dardhë dhe në Voskopojë. Dëbora arriti në 20-30 cm,...