Burimi:
zeri.ai

Dëborë në pranverë në Kukës, akulli ‘pushton’ rrugët
👁9893
Kukës KUKËS- Edhe pse jemi në pranverë, Veriu i vendit duket se nuk ia ka dhënë ende lamtumirën dimrit. Në Kukës, është raportuar për reshjet dendura dëbore, shi dhe mot me erë të fortë. Kjo gjë ka sjellë problematika në qarkullimin e automjeteve. Në zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi bora ka arritur deri në 5 cm. Segmentet ku duhet bërë kujdes është në Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, pasi ka prezencë akulli.