Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dëbimi i emigrantëve do të bëhet në një terminal të posaçëm në aeroportin e Mynihut! Si do të funksionojë plani i ri i Gjermanisë
Në kuadër të politikës së re për përshpejtimin e dëbimit të azilkërkuesve të refuzuar, autoritetet gjermane kanë planifikuar ndërtimin e një terminali të posaçëm dëbimi në aeroportin e Mynihut (MUC). Ky do të jetë terminali i tretë në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë, që shërben si qendër qarkullimi për Lufthansa-n dhe ofron fluturime drejt 216 destinacioneve në 68 vende. Sipas agjencisë Reuters, terminali i ri, i quajtur “terminal riatdhesimi”, do të ketë dy kate dhe do të mundësojë organizimin e deri në 50 fluturimeve çarter në dit, si individuale, ashtu edhe kolektive. Ndërtesa do të pajiset me...