Dëbime në Afganistan me mbështetjen e Katarit

Dëbime në Afganistan me mbështetjen e Katarit

Për herë të dytë që kur talebanët radikalë morën pushtetin në gusht 2021, Gjermania ka deportuar qytetarë afganë në vendin e tyre të origjinës. Të enjten në mëngjes, një aeroplan me 81 meshkuj në bord u nis nga Aeroporti i Leipzigut direkt për në Kabul. Rreth gjashtë orë më vonë, aeroplani u ul në kryeqytetin afgan. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, këta janë "meshkuj afganë që janë të detyruar të largohen nga vendi" dhe janë dënuar për "krime të rënda dhe shumë të rënda". Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU) theksoi në programin "Morgenmagazin" (Revista e mëngjesit) të ARD...
Burimi: Syri.net