Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë
Nga Skënder Minxhozi/ Nigel Farage është një personazh i njohur në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj. Është njeriu që ka marrë përsipër meritën (damkën, nëse shihen sondazhet e sotme), për avancimin bashkë me Boris Johnson të fushatës së famshme të Brexit në verën e vitit 2016. Thënë ndryshe daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pas referendumit të shpallur nga kryeministri i kohës David Cameron. Prej disa ditësh Nigel Farage, kryetar i një partie politike të ekstremit të djathtë ka nisur një debat në distancë me kryeministrin Rama në lidhje me kriminalitetin shqiptar në Britani. “Merr kriminelët e...