Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon ekzekutivi, Thesari nuk e hap derën…
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngërçin për pagat e gjyqtarëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktuan vetë pagat referuese për magjistratët duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi Kuvendi vonoi ndryshimet ligjore. KLGJ dhe KLP kishin parashikuar zbatimin e saj nga 1 gushti 2026. Megjithatë, pavarësisht përllogaritjeve dhe urdhrave për pagesë, ekzekutimi financiar nuk është kryer për pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë. Duke ndarë një video nga fjala e Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Rama shprehet se vetë Gjykata Kushtetuese është në pritje të parlamentit dhe nuk hap vetë derën e Thesarit të Shtetit. Kreu i qeverisë deklaron se çdo institucion duhet të jetë në vendin e vet, duke bërë të ditur se fondin e pagave të...
Burimi:
zeri.ai