DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat
Sesioni i ri parlamentar duket se do nisë me avazin e vjetër të sherreve politike për kauza që mund të përdoren politikisht kryesisht nga opozita. Një prej tyre është edhe kriza e pagave në sistemin e drejtësisë, që ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës sot (8 shtator) në Konferencën e Kryetarëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar Kuvendin se nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka deklaruar se mazhoranca e ka respektuar vendimin dhe se përcaktimi i pagave është kompetencë e Parlamentit. Replika të forta pati mes kreut të grupit të PD dhe atij të PS. Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, duke e akuzuar për mosrespektim të...
Burimi:
javanews.al