Debate për ndarjen territoriale, ironizon Bylykbashi: Më raft pika mua nëse duhet t’i jap shpjegime Zegjinesë

Debate për ndarjen territoriale, ironizon Bylykbashi: Më raft pika mua nëse duhet t’i jap shpjegime Zegjinesë

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për Reformën Territoriale, pati disa replika mes deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi dhe socialistes, Zegjine Çaushi. Deputetja e PS-së, teksa mori fjalën, iu drejtua demokratit duke i thënë se janë kujtuar vonë për nismën e tyre për Reformën Territoriale, por ky i fundit e ironizoi duke thënë “më raft pika mua po qe se duhet t’i jap shpjegime Zegjinesë.” Pjesë nga diskutimi: Zegjine Çaushi: Qytetarët e dinë mirë se sa ju i doni dhe sa ata ju duan. E kanë treguar dhe tani në fund e treguan dashurinë ndaj jush. Sa i përket çka tha zoti Gjoni, vazhdoni shikoni ëndërr, mbani veshët pas dere i kemi apo jo 84 votat tona. E kemi provuar se çfarë...