Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Debate në forta në seancën e dosjes “Plumbi i artë”, gjykata dështon sërish për dëshminë e Skerdi Tasit
Gjykata e Posaçme dështoi për të katërtën herë radhazi të marrë dëshminë e të penduarit Skerdi Tasi në gjykimin e dosjes “Plumbi i artë”. Seanca u shoqërua me debate të forta që kulmuan pasi gjykata refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për të pasur në dispozicion të plota disa proceaverbale deklarimesh të të penduarit Erion Alibej, të vitit 2022. Pas këtij momenti, avokati i Henrik Hoxhajt dhe avokatët e Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e të tre anëtarëve të trupit gjykues me pretendimin se ishin të njëanshëm në gjykim. Debati në sallë precipitoi deri në fyerje nga ana e prokurorit Behar Dibra,...