Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Debat për drejtësinë në Strasburg/ PS: Shtyllat e reformës janë të paprekshme. PD: Po zgjat dhe rrezikon kolaps të sistemit
Në ditën e dytë të punimeve të komitetit të stabilizim asocimit BE-Shqipëri, mazhoranca dhe opozita diskutuan për reformën në drejtësi e cila u miratua në korrikun e vitit 2016. Fatmir Xhafaj i cili udhëhoqi këtë reformë në emër të mazhorancës dhe Oerd Bylykbashi i cili ishte përfaqësuesi kryesor i PD, përcollën në Strasburg qëndrimet diametralisht të kundërta që ndajnë dy forcat kryesore politike për rezultatet e kësaj reforme. “Ne, si maxhorancë, rikonfirmojmë se i qëndrojmë fort reformës kushtetuese të vitit 2016 dhe siç jemi shprehur publikisht shtyllat e asaj reforme i konsiderojmë të paprekshme”, tha Xhafaj. “Reforma në drejtësi ka...