Debat në Parlament për zgjedhjet/ Noka: 11 maji, farsë elektorale. Balla: Nuk keni asnjë provë

Debat në Parlament për zgjedhjet/ Noka: 11 maji, farsë elektorale. Balla: Nuk keni asnjë provë

Parlamenti nisi me debate mes kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi që kërkoi ndërprerjen e seancës me pretendimin se kishte mungesë kuorumi. “Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia e Kryetares që të nisë seancën vetëm kur ky kuorum është i plotësuar. Ndërprit seancën, mblidh deputetët e më pas nisim seancën, mos i hyni një rruge në kundërshtim me ligjin”, tha Bardhi. Pasi Spiropali vendosi të vazhdojë seancën, debatet u përqendruan te procesi zgjedhor i 11 majit...
Burimi: Vizionplus.tv