DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për pjesëmarrjen e prokurorëve të SPAK në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga DEA në Paraguai, kushtuar luftës kundër trafikut të drogës. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të autoriteteve të SHBA-së, Shqipërisë, Kolumbisë, Ekuadorit, Ukrainës, Paraguait dhe Argjentinës. Sipas Nokës, diskutimet u përqendruan te koordinimi operacional për goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të narkotikëve. Në reagimin e tij, Noka e vë theksin te prania e Shqipërisë në këtë tryezë, duke shkruar se DEA e trajton Shqipërinë në të njëjtën kategori me Ekuadorin dhe Kolumbinë për çështjen e drogës. Reagimi i plotë: DEA 🇺🇸 organizon konferencë për luftën kundër drogave. E trajton Shqipërinë si Ekuadorin dhe Kolumbinë. Prokurorët e SPAK u takuan me kolegë nga SHBA, Kolumbia, Ekuadori,...
Burimi:
gijotina.com