De Vrij: Mund të kishim bërë më shumë në kampionat, tani mendojmë për Champions League

De Vrij: Mund të kishim bërë më shumë në kampionat, tani mendojmë për Champions League

30 Maj 2025 9:01 Telesport Inter nuk arriti dot të mbrojë titullin kampion në Serie A, duke humbur në “fotofinish” garën me Napoli. Tashmë për skuadrën zikaltër ka mbetur finalja e Champions League për t’u fituar, për t’i dhënë sadopak kuptim këtij sezoni. Duke folur për këtë situatë, mbrojtësi holandez Stefan De Vrij tha: “Ne bëmë pjesën tonë në kampionat por nuk ia dolëm dot mbanë. Tani duhet ta lëmë të gjithë këtë pas nesh dhe të përgatitemi sa më mirë për finalen e Champions League”. “Ndoshta Napoli e meritoi titullin, por kam ndjesinë se mund të kishim bërë shumë më tepër në kampionat. Tani do të luajmë një finale të madhe, kështu që ne mund të bëjmë gjithçka shumë mirë në Ligën e Kampionëve”,...