Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
De Laurentiis do të takohet me Conten, konfirmim apo lamtumirë? Del në skenë edhe Allegri
👁13791
Pas kthimit nga Maldivet, parashikuar mes të shtunës dhe të dielës, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, do të ketë një axhendë të ngjeshur. Të hënën, përveç ndonjë të papriture, ai do të takohet me kryetarin e bashkisë Manfredi për të diskutuar çështjen e stadiumit. Prioriteti i presidentit “axurr” është që stadiumi “Diego Armando Maradona” të përfshihet ndër arenat që do të presin “Euro 2032”, gjë që do të kërkojë ristrukturimin e “unazës” së tretë dhe rehabilitimin e zonave përreth. Gjatë takimit do të diskutohet mbi një projekt investimi privat mbi tokë publike, në mënyrë që klubi të marrë në...