Davide Ancelotti: Ëndërroj ta drejtoj Real Madridin, presidenti Pérez tashmë e di

Davide Ancelotti: Ëndërroj ta drejtoj Real Madridin, presidenti Pérez tashmë e di

Davide Ancelotti ka ndarë përshtypjet e tij lidhur me përvojën e re në kombëtaren braziliane, ku punon si zëvendëstrajner i babait të tij, Carlo Ancelotti, si dhe mbi eksperiencën e kaluar te Real Madridi, gjatë një interviste për “Onda Cero”. Për aventurën e tij të re në Brazil, Davide u shpreh: “Kalimi në Brazil ishte një surprizë. Atje ndjeva menjëherë se lojtarët luftojnë për një objektiv më të madh sesa ai i një klubi. Ka shumë rituale të përfshira, krijohet një atmosferë unike dhe gjithçka zhvillohet në pak kohë. Gjithçka është më e përqendruar. Është një përvojë vërtet tronditëse dhe...
Burimi: Telesport.al