Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011
David Lammy u takua me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, tetë muaj pas rrëzimit të regjimit 54-vjeçar të Bashar al-Assadit nga forcat rebele të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham – një grup që më parë ishte shpallur organizatë terroriste nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA. Në konferencën për shtyp, Lammy theksoi se qëllimi i vizitës ishte të nxisë transparencën, përfshirjen dhe llogaridhënien e qeverisë së re, ndërkohë që u shpreh i vendosur për të mbështetur popullin sirian në tranzicionin paqësor. Mbretëria e Bashkuar shpalli gjithashtu një paketë ndihme prej 94.5 milionë £, e cila do të shkojë për...