Shkencëtarët zbulojnë shkakun e tërmeteve në Santorini
Shkencëtarët kanë zbuluar se shkaku i dhjetëra mijëra tërmeteve pranë ishullit grek të Santorinit më herët këtë vit u shkaktua nga magma që lëvizte në një kanal nëntokësor për rreth tre muaj. Për të kuptuar se çfarë shkaktoi më shumë se 25 mijë tërmete që përshkuan rreth 20 kilometra horizontalisht në shtresën e Tokës, […]
VIDEO/ Rritet sërish niveli i Vjosës – Lumi arrin 8.3 metra, rrezik për përmbytje masive
Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish ndjeshëm, duke arritur në 8.3 metra mbi nivelin e detit, një shifër që konsiderohet alarmante nga autoritetet dhe strukturat e monitorimit hidrologjik. Prurjet janë aktualisht shumë të larta si pasojë e reshjeve intensive, çka shtojnë presionin në shtratin e lumit. Sipas banorëve të zonës, rritja e nivelit të […]
Plani për fundin e luftës! Zelenskyy: I vështirë, do humbim dinjitetin. Trump: Pres përgjigje deri në 27 nëntor
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump SHBA-Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e cila vazhduar për tre vjet e gjysmë. Një propozim, ky për t’i dhënë fund luftimeve i hartuar nga Shtetet e Bashkuara ushtron presion mbi Kievin që të lëshojë territor, të kufizojë madhësinë e ushtrisë […]
I ftohti në Europë/ Paralajmërim për rrezik në këtë vend
Vëzhguesit malorë në vargmalin Tatra të Polonisë paralajmëruan këtë të premte për një rrezik të moderuar orteku, pasi reshjet e dendura të dëborës gjatë natës krijuan kushte të rrezikshme për turizmin dimëror. Një paralajmërim i moderuar për ortekë do të thotë se rrëshqitjet mund të shkaktohen kur shpatet i nënshtrohen një ngarkese të konsiderueshme shtesë, […]
A do të ketë drejtësi për “21 janarin”?
Loreta Koleci TIRANË- Për herë të parë pas 14 vitesh, ish-kryeministri Sali Berisha është marrë në pyetje si person në dijeni nga Prokuroria e Posaçme për 21 janarin, ngjarjen ku mbetën të vrarë përpara zyrës së tij 4 protestues. Pas rihapjes së hetimeve nga SPAK, me urdhër nga Gjykata e Lartë, një sërë ish-funksionarësh të […]
“Zgjedhjet e 11 Majit u blenë”, Xhaferri sulmon Kos: E vetmja garë e barabartë ishte ajo mes bandave dhe qeverisë
Si shumë të tjerë demokratë, edhe deputeti Besart Xhaferri sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ishte sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Planit të Rritjes. Postimi i plotë i deputetit Besart Xhaferri: Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimore, sot u kthye në avokate të kreut të […]
Tronditet tregu i kriptomonedhave/ “Bitcoin” vijon rënien e lirë
Tregu i kriptomonedhave po hyn në një fazë kritike, ndërsa Bitcoin po shkon drejt performancës së tij më të keqe mujore, që nga kriza e vitit 2022, duke sjellë kujtime të debaklit të TerraUSD dhe FTX. Të premten (21 nëntor), kriptomonedha më popullore ra deri në 6.4%, në 81,629 dollarë (në fillim të javës regjistroi […]
“Rëndohen hetimet”, Tabaku reagon ashpër: Balluku duhej të dorëhiqej menjëherë, qëndrimi i saj rrezikoi provat e SPAK
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas marrjes së statusit të të pandehurës nga SPAK. Sipas saj, qëndrimi në detyrë për disa javë pas këtij momenti ka rrezikuar seriozisht dhe kompromentuar provat e hetimit. Gjatë një interviste televizive, Tabaku […]
“Pak lojtarë mendojnë si Shehu”! Gazetari shqiptar flet për mediat në Poloni: Ju keni Lewandowski-n, ne mbahemi te…Armando Broja
Polonia do të përballet kundër Shqipërisë në gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit. Një ndeshje ku do të vendoset shumcka për rrugëtimin tonë final, teksa të gjithë kërkojnë kalimin për herë të parë në histori në kompeticionin më të rëndësishëm botëror sa i përket Kombëtave. Media e njohur në Poloni, “Weszlo” ka bërë një intervistë […]
Nuk i justifikonin pasuritë – Prokuroria Fier sekuestron 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim narkotikësh
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e 15 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si edhe llogari bankare, në pronësi të shtetasve N.B., E.B. dhe familjarëve të tyre. Ata dyshohen për përfshirje në veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga […]