Presidenti Begaj për Ditën e Alfabetit: Pa gjuhë, nuk ka komb
Sot, në Ditën e shënuar të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi Kongresin e Manastirit, i cili me aktin historik të vitit 1908 i dha kombit bashkimin përmes germave të njësuara të gjuhës amtare. Gjatë një fjalimi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe ndër […]
Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Zv.kryeministrja Balluku në GJKKO, trupa tërhiqet për vendimin
Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00 dhe vazhdon ende. Më herët, […]
Masa ndaj Ballukut, Berisha: Po të zbatohej kushtetuta, duhej arrestuar. Vendosën pezullimin për…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas postimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili citoi prokurorin amerikan, Robert H. Xhakson. Sipas kreut të PD-së, ky postim lidhet direkt me seancën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke u shprehur se Rama ka ‘kërcënuar me vdekje’ gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes nëpërmjet postimit. Postimi i Berishës: […]
Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit
Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhuroi një natë emocionuese për publikun mbrëmjen e kaluar, me interpretimin e krijimeve të dy gjenive të muzikës, Mozart dhe Beethoven. Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena u shndërrua në një hapësirë ku u bashkuan dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha […]
PD: Deklarata e Marta Kos për ‘zgjedhje të lira’ është skandali më i rëndë diplomatik, një akt propagande i blerë
Partia Demokratike reagoi zyrtarisht për deklaratën skandaloze të Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se kjo deklaratë ishte skandali më i rëndë diplomatik. Në deklaratën e PD thuhet se ky është një akt propagande i blerë […]
Amerikani bëhet personi i parë në botë që vdes nga një variant virusi që nuk ishte parë kurrë te njerëzit
Një person në SHBA besohet se është i pari që vdes nga një variant i rrallë i gripit të shpendëve, por autoritetet shëndetësore të shtetit thanë të premten se rreziku për publikun është i ulët. Personi në shtetin e Uashingtonit, një i moshuar me probleme shëndetësore të mëparshme, po trajtohej për një variant të gripit […]
Breshkat mund ta ndiejnë fushën magnetike të tokës. Disa edhe vallëzojnë kur e ndiejnë
Breshkat e ujit janë gjithmonë në lëvizje. Ato migrojnë mijëra kilometra gjatë jetës së tyre dhe orientohen sipas fushës magnetike të Tokës, të cilën e perceptojnë përmes […]
Kancelari gjerman, Merz: Rusia t’i japë fund agresionit në Ukrainë!
Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar përsëri Rusisë të ndërpresë luftën e saj agresionale kundër Ukrainës. “Rusia ka nisur një luftë të paligjshme agresioni. Tani Rusia duhet t’i japë fund këtij agresioni, i cili ka sjellë vuajtje të tmerrshme njerëzore në Evropë”, tha Merz në seancën e parë të punës të samitit të G20 […]
Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me ‘snajperët e fundjavës’ në Sarajevë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90. Vuçiç deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që […]
U pezullua nga detyra/ GJKKO tërhiqet për vendim për Ballukun dhe 2 bashkëpunëtorët e saj
GJKKO tërhiqet për vendim për Ballukun dhe 2 bashkëpunëtorët e saj. Seanca e nisur në orën 09:00 zgjati gati 5 orë, ku mbrojtja dhe prokurori i SPAK dhanë argumentet e tyre. Më pas në orën 14:00 gjyqtari Erjon Çela u tërhoq për vendim. Gjyqtari i GJKKO-së, do të vendosë nëse do të lërë në fuqi masën […]