Jo vetëm i paraburgosur në Durrës por edhe…/ Tirana pa Veliajn? ‘Kryebashkiaku’ zyrtarisht banor i qytetit bregdetar
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i qytetit bregdetar. Veliaj figuron zyrtarisht si banor i Bashkisë Durrës, njësisë Administrative Durrës dhe me qendër votimi në I. E. P. V. D. Durrës. Nga një kërkim në listën e KZS-së […]
Sulm i armatosur në një klinikë rehabilitimi droge në Sinaloa, vriten 9 persona në Meksikë
Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinikë rehabilitimi nga droga në Sinaloa në veriperëndim të Meksikës. Sulmi u krye në agim në Culiacan, kryeqyteti i shtetit, ku kanë shpërthyer përleshjet e ashpra që nga shtatori midis dy fraksioneve të kartelit Sinaloa. Nga përleshjet kanë vdekur qindra persona dhe dhjetëra janë të zhdukur. Fillimisht, tetë […]
I bëri thirrje për debat publik/ Ja si i përgjigjet kryeministri thirrjes së Berishës
Kreu i qeverisë Edi Rama ka refuzuar debatin publik me Sali Berishën, i cili pak ditë më parë e ftoi në një përballje LIVE përpara zgjedhjeve të 11 Majit. I pyetur nga një qytetar, Rama e injoroi opozitën. “Me cilën opozitë do të bëj unë, unë debatin publik kam vite që e bëj përditë në […]
Kaja Kallas në Tiranë/ Rama zbardh detaje: Do të firmosim financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë
Shefja e diplomacisë në BE, Kaja Kallas do të vizitojë Tiranën këtë të martë. Kryeministri Edi Rama tha se me Kallas, do të firmosim financimin e hekurdhës Durrës-Rrogozhinë. “Ka një rritje të ndjeshme të deklarimit të pagave. Formalizimi i mëtejshëm vijon me ritme të arsyeshme dhe deri diku të kënaqshme. Pas pak, më duhet të […]
“Po humbe zgjedhjet, do ngelesh pa punë”, Rama-komentuesit: Të vetmen gjë që e kam shumë të sigurt nëse nuk merrem me politikë, është…
Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale. Një tjetër komentues i shkruan se nëse humbet zgjedhjet do të mbetet pa punë, teksa Rama i përgjigjet: E vetmja gjë që kam shumë të sigurt është se kam plot gjëra të tjera që dua të bëj, jo vetëm mund, […]
Berisha i kërkoi debat publik, Rama i jep përgjigje: Nuk e kuptoj, me cilën opozitë?!
Këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve që vinin prej tyre. Një prej pyetjeve ishte se përse nuk bën një debat publik me opozitën, teksa kujtojmë se pak ditë më parë Sali Berisha deklaroi se kërkon një debat publik me Ramën. Kreu […]
“BE s’ka fanellë partiake shqiptare”, rruga drejt anëtarësimit, Rama në “Sy më sy”: Shqipëria gati, por do ishte fatale për vendin çdo lëkundje në 11 maj
Si çdo të martë, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale. Në nisje Rama u ndal te një pyetje që lidhej me integrimin e vendit në BE. “Negociatat janë bisedime për të gjitha aspektet e organizimit shtetëror, për të gjithë sektorët, ku ne duhet të adaptojmë gjithë organizmin legjislativ […]
“Të humbasësh BE-në për mustaqet e Çelos…”, Rama u përgjigjet komentuesve në FB: Nëse nuk futemi, humbasim mbi 1 mld euro në vit
Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale. “Me këtë nivel korrupsioni futja në BE është utopi, jo se humbasim diçka të madhe”, ishte një tjetër koment i adresuar ndaj kryeministrit. Sipas Ramës nëse do të ishte utopi, BE nuk do të kishte caktuar një afat për vendin […]
“Kandidatët e një subjekti më bënë sulm të organizuar në FB”, Rama tregon episodin pas videos satirike: Kush s’përballon dot humorin, mos merret me politikë se është i rrezikshëm
Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale. “A do kërkoni mandat të 5 nëse fitoni, një buzëqeshje e gajasur”, shprehet Rama teksa lexon një tjetër koment. “Unë nuk jam këtu për të bërë shaka, unë bëj humor dhe humori im bezdis shumë ata që janë kundërshtarë të […]
Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, çfarë u bë shkak për konfliktin me bashkatdhetarin!
Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus në zonën Fontanafredda në Itali, pas një sherri pranë një lokali me bashkatdhetarët e tij. Sipas mediave italiane, Topjana […]