Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai , SPAK zgjat hetimet me 3 muaj
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Ata akuzohen për veprat penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje […]
Bllokimi i qeverisë amerikane, SHBA do shkurtojë fluturimet në 40 aeroporte
Mbyllja e qeverisë amerikane tashmë konsiderohet si më e gjatë në historinë e vendit, me një bllokadë të rrezikshme që po ndikon te autoritetet, qytetarët dhe ekonomia. Përfshirja e Kongresit në një mosmarrëveshje për buxhetin ka bërë që vendi të jetë në krizë që nga tetori me vonesa të pagave, pushime të detyruara nga puna […]
Aksident i rëndë në Torino të Italisë/ Autobusi me 50 nxënës përplaset me “BMW”-në, humb jetën drejtuesi, 20 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, në Itali, ku një makinë tip ‘Bmw’ u përplas me një autobus që transportonte nxënës drejt shkollës, rreth 50 persona. Nga përplasja, drejtuesi i makinës humbi jetën, ndërsa 20 nxënës u lënduan lehtë. Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Pavel Birsei, 33 vjeç, me banim […]
Qëlloi hajdutin gjatë tentativës për grabitje, ia hedh ‘paq’ pronari i shtëpisë. Meloni: Mbrojtja është gjithmonë legjitime
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 nëntorit në komunën e Rovigos, Itali, ku një 68-vjeçar ka qëlluar me armë ndaj një personi që tentoi të futej në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në zonën Grignano, në rrugën Scolo sinistro Valdentro, gjatë një tentative të dytë për grabitje në të njëjtën shtëpi. Sipas […]
Buxheti 2026/ “Indeksim i pagave në sektorin publik”, Rama: Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të fillojë indeksimi i pagave te punonjësit në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë zbuloi kategoritë që do të përfitojnë. Po ashtu do të ketë përfitime në bazë të përllogaritjes vjetore të punës në […]
Performanca e shërbimeve publike: KLSH vë alarmin për shëndetësinë dhe mjedisin
Auditimet e performancës të kryera nga KLSH tregojnë se shërbimet thelbësore për qytetarët vuajnë nga mungesa e strategjive efektive. Në sektorin e shëndetësisë, administrimi i pajisjeve dhe personelit mjekësor është i mangët, duke krijuar varësi nga shërbimet e jashtme dhe duke rritur kostot. Shpërndarja e burimeve nuk përputhet me nevojat reale të popullsisë, duke rezultuar […]
Radioterapia mund të jetë e panevojshme për shumë paciente me kancer gjiri
Një studim ndërkombëtar ka treguar se radioterapia mund të shmanget në mënyrë të sigurt për shumë paciente me kancer gjiri që kanë kryer mastektomi dhe po trajtohen me ilaçe kundër kancerit. Kërkimi, i botuar në New England Journal of Medicine, gjeti se pacientet me kancer gjiri në fazë të hershme kishin të njëjtën normë mbijetese […]
Egjipti dhe Katari do të zhvillojnë projekte pasurish të paluajtshme në bregdetin e Mesdheut
Egjipti dhe Katari nënshkruan një marrëveshje partneriteti të enjten për të zhvilluar një projekt luksoz të pasurive të patundshme dhe turizmit në bregdetin mesdhetar të Egjiptit, pjesë e premtimit të investimit prej 7.5 miliardë dollarësh të Dohas për Kajron. Kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly tha në një ceremoni nënshkrimi të mbajtur në Kryeqytetin e Ri Administrativ të Egjiptit […]
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari 38-vjeçar në Durrës, nis hetimi për tre klientë
Policia ka arrestuar sot një 38-vjeçar në Durrës. Ai është arrestua nga forcat blu, pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe tre klientë, të cilët u kapën në flagrancë nga polica duke vendosur baste sportive. Policia ka shoqëruar të arrestuarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton […]
E RËNDË – Dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit e bashkëshortes dhe largohet nga vendngjarja…
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre. Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur […]