Tenderi ‘sekret’ i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat ‘speciale’
Një tjetër tender i dyshimtë i shtohet listës së prokurimeve që po qarkullojnë lekët e buxhetit brenda pak emrave të Rilindjes. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Policia e Shtetit, e cila ka përfunduar një kontratë prej 1.2 milionë eurosh për blerjen e automjeteve speciale, me një procedurë që favorizon miqtë. Procedura e zgjedhur […]
Kriza e mbeturinave në Athinë: Greqia ende ‘varros’ 79% të mbeturinave, pavarësisht miliardave në infrastrukturë riciklimi
Problemi i mbeturinave po bëhet gjithnjë e më kritik në Athinë dhe në zonën më të gjerë të kryeqytetit grek. Megjithëse miliarda euro janë investuar në infrastrukturën e riciklimit dhe janë zhvilluar dhjetëra fushata ndërgjegjësuese, Greqia vazhdon të varrosë rreth 79% të mbeturinave të saj, sipas të dhënave të Shoqatës së Industrive dhe Ndërmarrjeve të […]
Amendamentet e reja në Ligjin për të Huajt: Mali i Zi forcon kushtet për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm
Pas katër vitesh përgatitjeje, në Parlamentin e Malit të Zi kanë mbërritur ndryshimet e reja në Ligjin për të Huajt, të cilat ashpërsojnë ndjeshëm kushtet për zgjatjen e lejeve të qëndrimit të shtetasve të huaj. Propozimi, që pritet të shqyrtohet nga deputetët më 7 nëntor, është harmonizuar me 12 direktiva të Bashkimit Evropian dhe konsiderohet […]
Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano
TIRANË- Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Nano ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion pas problemeve me mushkëritë. Pjesa më e vështirë për mjekët ishte rizgjimi i trurit të Nanos, por nuk ia ka dalë të mbijetojë përpos trajtimit edhe nga një ekip i huaj specialistësh. Fatos Nano […]
Motra e Belinda Ballukut paraqitet në SPAK
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË- Motra avokate e Belinda Ballukut, Pamela Qirko Balluku është paraqitu në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë pritet që edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku të paraqitet në SPAK, pasi Prokuroria i ka dërguar një fletëthirrje për t’u paraqitur pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 15:00. Ballukut i është kërkuar nga SPAK që të paraqitet […]
Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja
Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është deklaruar për mediat pas takimit që zyrtarët politikë zhvilluan me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Pas takimit, ai u tha gazetarëve se “më duhet të shkoj me shpejtësi”. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takim Kurti, si fitues i […]
“U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare”- Shuhet Fatos Nano! Rama: Lamtumirë kryetar!
Fatos Nano TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Rama ka publikuar një foto të Nanos shoqëruar me shkrimin ‘LAMTUMIRË KRYETAR’. Fatos Nano dhe Edi Rama Një reagim ka ardhur edhe nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili shpreh mirënjohje dhe respekt për figurën e […]
“Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt”/Pas takimit të Osmanit me partitë politike, reagon Haradinaj:Nuk duam të humbin kohë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e reja. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj tha se ajo ka afat që deri më 5 nëntor të vendosë nëse do të mandatojë dikë tjetër për të formuar ekzekutivin e […]
Tre herë kryministër! Kush ishte ‘arkitekti’ i PS, Fatos Nano
Fatos Nano TIRANË-Sot u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare themeluesi dhe lideri historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit. Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë. Ndërsa për 13 vjet, ishte kryetar […]
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon fletën e votimit dhe renditjen e kandidatëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletën e votimit dhe renditjen e kandidatëve për Kryetar Bashkie në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Renditja për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025 Bashkia Vlorë:1. Brunilda Mersini2. Dionis Sota3. Gjergj Nika Bashkia Berat1. Ervin Ceca2. Pavlo Shkarpa Bashkia Tepelenë1. Gabriel Guma2. Gramos Sako Bashkia Cërrik1. Eligert Hima2. […]