‘OLAF gjeti shkelje’, opozita kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për fondet e IPARD II në bujqësi
Pas refuzimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim. OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në […]
E ardhmja e KQZ-së, Kaso: 2 vizione të ndryshme, ja si synohet të funksionojë trupa drejtuese
Deputeti demokrat, Ivi Kaso shprehu sot shqetësimin lidhur me dy vizionet e ndryshme që i ekzistojnë mbi të ardhmën e organizimit të brendshëm të KQZ-së. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm, Kaso tha se në formatin e ardhshëm mund të shohim edhe një trupë të vetme, me një Kryekomisioner më më […]
Projektligji për gjuetinë, Korreshi: Ka mbaruar hashashi dhe është hapur rruga e çiftes
Deputeti Saimir Koreshi komentoi sot projektligjin për gjuetinë. Në fjalën e tij në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Korreshi u shpreh se kjo nismë ligjore duhet tu përgjigjet disa problematikave, siç është administrimi dhe aftësimi. Korreshi ironizoi se me përfundimin e lejimit për mbjelljen e hashashit, i është hapur rrugë gjuetisë me çifte. […]
Sundimi i ligjit, Shqipëria përmirëson pozicionin, por mbetet ndër të fundit në Ballkan
Në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 (World Justice Project), Shqipëria renditet në vendin e 87 nga 143 vende, duke u ngjitur me dy pozicione krahasuar me vitin e kaluar, kur mbante vendin e 89.Megjithatë, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Serbinë (vendi 96). Në rajon, […]
Një vetëvendosës në krye të Portit të Durrësit
Është rikthyer risia e qeverisë shqiptare për emërime kosovarësh në drejtim të shtetit. Kështu, Liburn Aliun do jetë drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës. Ishte numri dy i qeverisë shqiptare, njëherësh ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bëri prezantimin e tij në detyrën e re në Shqipëri. “E kam njohur në […]
Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të dytë?
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991 Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak bëhet kërkesa e avokatëve
Është shtyrë sërish seanca paraprake në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve. Ndërkohë gjykata e posaçme legjitimoi avokatin e ri të Veliajt, Artan Gjermeni i cili kërkoi kohë të njihej me aktet. Vetë Veliaj nuk mori pjesë në seancë. Sakaq seanca e radhës është parashikuar të […]
Dumani konfirmoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për fondet e IPARD
Partia Demokratike (PD) i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të kontrolluar ligjshmërinë në administrimin e fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural). Kjo lëvizje e opozitës vjen menjëherë pas deklaratës së Kryetarit të SPAK, Altin Dumani, i […]
VIDEO/ Kurti: Po përpiqem të edukoj Ramën, na ndan qendrimi ndaj Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bashkëbisedim me shqiptarët në Federatën Pan-Shqiptare VATRA në New York ka folur për marrëdhënien e tij me homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se ai po përpiqet që të “edukojë” Ramën dhe aleatët ndërkombëtarë. Ai theksoi se dallimet me Ramën, ashtu […]
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve – Pamjet nga vendngjarja
Një atentat ka tronditur sot Shkodrën, ku një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet. Ngjarja ka lënë të plagosur drejtuesin e tij. Policia ka konfirmuar zyrtarisht detajet e ngjarjes, duke identifikuar personin e lënduar dhe rrethanat e shpërthimit. Sipas policisë: Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:35 në lagjen “Ndoc Mazi”, e njohur ndryshe si […]