Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet i druhen gripit australian që ka prekur Europën
Gripi këtë vit pritet të vijë më shpejt. Te paktën për këtë janë të alarmuar autoritet shëndetësore në vendin fqinje, Itali, të cilët thonë se e gjithë Europa mund të preket nga vala e gripit australian, ku predominon virusi AH3N2. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se ka rritje të numrit të infeksioneve respiratore të raportuara, […]
Shifra marramendëse, katër aktorët më të paguar në serialet turke
Në bazë të raportimeve të mediave turke, aktorët kryesorë të serialeve turke që marrin pagat më të larta janë Kenan Imirzalioglu, Afra Saraçoglu, Demet Ozdemir dhe Çagatay Ulusoy. Këta aktorë janë bërë emra të njohur jo vetëm në Turqi, por edhe ndërkombëtarisht, falë projekteve të suksesshme dhe performancave të tyre të jashtëzakonshme. Pagat për episod […]
Mbi 10 miliardë lekë për sigurinë kibernetike/ Qeveria nis Planin e Veprimit 2025–2027
Qeveria shqiptare ka miratuar Planin e Veprimit 2025–2027, pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030, një dokument ambicioz që parashikon investime prej 10.29 miliardë lekësh për forcimin e mbrojtjes digjitale të vendit. Sipas planit të parë nga Albanian Post, i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me institucionet kryesore […]
Pakistani dëboi më shumë se 660 mijë refugjatë afganë këtë vit
Pakistani e ka bërë të pamundur jetesën për 2.8 milionë refugjatët afganë që kanë jetuar aty për dekada. Nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, Islamabad po ndjek një politikë të ashpër të dëbimeve masive, duke dëbuar më shumë se 660 mijë refugjatë që nga fillimi i vitit 2025, siç raporton FRANCE 24. Autoritetet pakistaneze akuzojnë talibanët, […]
Reshjet dhe përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu
Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente. Sipas Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër, problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) […]
Mbyllet dosja për bandën e hashashit, Apeli i GJKKO merr vendim për 32 të akuzuarit, ulet dënimi për 10 prej tyre
Ka marrë fund në Gjykatën e Apelit të Posacëm në Tiranë saga e 32 të akuzuarve, të dënuar për herë të dytë mbasi gjykatat në rrethe i kishin gjetur fajtorë për kultivimin dhe shitjen e hashashit mes viteve 2019-2020. Mbas përfundimit të afateve, të dyshuarit e SPAK për 13 episode prodhimi e shitjeje kanabisi kishin lënë […]
U vetëshpall kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës, KAS lë jashtë garës Gjergj Nikën
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për tu regjistruar si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës. Në mbledhjen e mbajtur pasditen e sotme, anëtarët e KAS argumentuan, se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat […]
‘Tiranës i duhet një shërbëtor i qytetarëve’/ Binaj: Të bashkohemi për qytetin që duam t’u lëmë fëmijëve
Florjan Binaj, kandidati i pavarur, por i mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, në garën për Bashkinë Tiranë, ka shpërndarë një tjetër mesazh për qytetarët e kryeqytetit. Në postimin e tij në Facebook, Binaj thekson se ‘po kandidon që fëmijët tanë të rriten duke ndëtuar kujtime, jo të rriten duke parë ndërtime’. ‘Unë kandidoj që […]
‘Ndihemi të gjykuar, të kontrolluar dhe të lënë pas dore nga prindërit’/ Çfarë flasin më shumë fëmijët në terapi?
Shoqëria po e njeh gjithnjë e më shumë rëndësinë e shëndetit mendor dhe shkuarja në terapi po bëhet gjithnjë e më e pranueshme. Ndërsa stigma po zhduket gradualisht, gjithnjë e më shumë fëmijë dhe të rinj kërkojnë ndihmë profesionale për të përballuar vështirësitë emocionale, raporton Index.hr. Megjithatë, prindërit shpesh janë kuriozë për atë që fëmijët […]