Starmer vihet në lëvizje pas sanksioneve të Trump ndaj Rusisë, i bën thirrje europianëve të rrisin mbështetjen për Ukrainën
Kryeministri britanik Keir Starmer do t’i bëjë thirrje të ashtuquajturës Aleancë e të Gatshmëve, e cila mbështet Ukrainën, që të “rrisë donacionet” e armëve me rreze të gjatë veprimi për Kievin sot gjatë një takimi në Londër me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Takimi është planifikuar të zhvillohet pasdite, një ditë pas një samiti të BE-së […]
Anije luftarake, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi përfundimtar i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta
Prej dy muajsh, ushtria amerikane ka ndërtuar një forcë të përbërë nga anije luftarake, avionë luftarakë, bombardues, marinsa, dronë dhe avionë spiun në Detin e Karaibeve. Është vendosja më e madhe në këtë zonë prej dekadash. Bombarduesit me rreze të gjatë veprimi, B-52, kanë kryer “demonstrime sulmesh bombarduese” pranë brigjeve të Venezuelës. Trump ka autorizuar […]
“Izraeli nuk do bëjë asgjë në Bregun Perëndimor”, Trump: Nëse mundohet ta aneksojë do humbasë mbështetjen e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planet e aneksimit të Bregut Perëndimor që po shqyrtohen në parlamentin izraelit, duke deklaruar me bindje se Izraeli “nuk do t’i bëjë asgjë Bregut Perëndimor”. Knesseti votoi për të debatuar dy projektligje që zgjerojnë sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli në luftën […]
Trump urdhëroi CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë, reagon ministri i Mbrojtjes: Përpjekjet e SHBA-së do të dështojnë
Ministri i mbrojtjes së Venezuelës tha të enjten se çdo operacion i CIA-s kundër vendit të tij “do të dështojë”, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi agjencinë e spiunazhit të kryejë operacione të fshehta kundër vendit të Amerikës Latine. “Ne e dimë që CIA është e pranishme në vend”, tha Ministri i Mbrojtjes Vladimir […]
Vrasja e shqiptares në Kanada, ngjarje e paralajmëruar. Autori me precedent penal, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së Savannah Kullës
Mediat kanadeze raportojnë detaje të tjera nga vrasja e 29-vjeçares me origjinë shqiptare, Savannah Kulla. Autori i ngjarjes Anthony Deschepper kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah. “Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, […]
Këmbimi valutor 24 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.78 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa […]
Arsyet tronditëse pse disa burra nuk mund të rrisin mjekrën
Shumë burra ëndërrojnë një mjekër të dendur dhe të rregullt, por jo të gjithë arrijnë ta kenë. Ndërsa disa i mjafton të mos rruhen për disa ditë që mjekra t’u formohet plotësisht, të tjerë luftojnë me zona bosh, qime të holla apo mungesë totale të rritjes. Por cilat janë arsyet e vërteta pse ndodh kjo? […]
Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit rus me armët e saj, por deri tani nuk ka përdorur armët amerikane me rreze të gjatë për të goditur objektiva të caktuara në Rusi. Në një deklaratë për mediat, lideri ukrainas theksoi gjithashtu se […]
“Janë marrë në konsideratë zërat ndryshe”/Nënkryetari Boçi: Në vitin 2026 PD hyn në zgjedhje
I ftuar në emisionin Off the Record me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Luçiano Boçi u shpreh se Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje të brendshme në vitin 2026. Ai theksoi se në 2026-n përmbushen mandatet katër vjeçare të drejtimit të Partisë Demokratike dhe kalon gjithë lidershipi në zgjedhje dhe gjithë strukturat, përfshira dhe Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. “Gjithmonë janë respektuar, janë marrë […]
Krujë/ Humb kontrollin e automjetit dhe përplas një shtyllë elektrike, humb jetën 32-vjeçari
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq të Krujës, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor i policisë vijon punën për të përcaktuar […]