Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara
John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të […]
Protesta pro UÇK, Rama ndan pamjet nga sheshi “Skënderbej”: Zemra mal!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet e tij sociale për protestën që po mbahet këtë të premte në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Kryeministri Rama ka ndarë pamjet ku janë mbledhur mijëra njerëz nga të gjitha trevat shqiptare.Lexo edhe :Related Posts […]
“Liria ka emër”, Begaj mbështet protestën në Tiranë: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur protestën madhështore në sheshin “Skëndërbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se UÇK është themeli i lirisë së Kosovës dhe askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi. Postimi i Begajt: UÇK-ja […]
Idealizonin Hitlerin dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave, në pranga tre neonazistë
Tre neonazistë britanikë, të cilët zotëronin mbi 200 armë dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave në Angli, u dënuan pas zbulimit të komunikimeve të tyre në grupin e krijuar në internet. Ata u shpallën fajtorë për përgatitje të akteve terroriste dhe për mbledhje informacioni që mund të përdorej për kryerjen e sulmeve. Njëri […]
“Liria ka emër”, ish-Presidenti Moisiu: Koha të mos heshtim, liria e Kosovës nuk është dhuratë, u mor me gjak
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ishte i pranishëm pasditen e kësaj të premteje në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK të cilët po gjykohen në Hagë. Në fjalën e tij ish-Presidenti Moisiu tha se ish-krerët e UÇK Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë kryer krime, ata […]
Protesta pro UÇK, Ali Ahmeti: Liria e Kosovës nuk është arenë politike
Kryetari i BDI Ali Ahmeti ishte i pranishëm në protestën që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalën e tij, Ahmeti tha se drejtësia për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin është e vonuar. Kryetari i BDI bëri thirrje për bashkimin e Shqipërisë, […]
“Akuzat ndaj çlirimtarëve janë trillim”, Ali Ahmeti: Dëshmitë amerikane dhe britanike vërtetojnë se UÇK luftoi gjenocidin serb dhe nuk shkeli ligjin e luftës
“Bashkëkombas, ju falënderoj për organizimin dhe kontributin që jepni për lirinë e çlirimtarëve dhe dinjitetin e UÇK-së nga sheshi “Skëndërbej” deri në Amerikë. Kjo gjykatë u themelua për të zbardhur pretendimet për trafikim organesh, dhe u mbështet nga vetë Kosova, jo për të burgosur çlirimtarët. U hetua dhe u kuptua që çdo gjë ishte trillim […]
Akuzat për të ardhurat e Presidentit, Forcat e Armatosura: Pagesat kanë qenë për periudhën deri në vitin 2018
Akademia e Forcave të Armatosura në një deklaratë publike ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat e ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj. “Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si […]
BIRN: Mazhoranca miraton ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare
Deputetët e mazhorancës votuan në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtive dhe shqetësimit për rritje të madhe të faturës për bashkitë dhe qytetarët. Nisma e re ligjore e qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua të enjten në Kuvend vetëm nga votat e mazhorancës, pa debat dhe pa sqaruar […]
3,000 fjalë turqisht në gjuhën shqipe, Shqipëria mes 10 vendeve me më shumë huazime turke
Ndikimi i Perandorisë Osmane është i dukshëm në fjalorin e përditshëm të gjuhës shqipe. Sipas Institutit të Gjuhës Turke, rreth 3,000 fjalë me origjinë turke janë pjesë e gjuhës shqipe, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve me ndikim të theksuar gjuhësor nga turqishtja. Këto fjalë nuk janë thjesht huazime, por dëshmi të një periudhe të […]