‘Hitleri, dhomat e gazit dhe përdhunimi’, zemërim për mesazhet raciste nga republikanët e rinj të publikuara në SHBA
Reagime të forta janë shkaktuar në SHBA nga bisedat midis drejtuesve të një organizate politike të republikanëve të rinj në një dhomë private chati në Telegram, të cilat Politico i ka nxjerrë në dritë. Federata Kombëtare Republikane e të Rinjve është organizata rinore e Partisë Republikane në SHBA dhe bashkon anëtarë të moshës 18 deri […]
Forcat amerikane godasin anijen e dyshuar për trafik droge në brigjet e Venezuelës, gjashtë të vdekur
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje se forcat ushtarake amerikane kanë goditur një anije që trafikonte drogë në brigjet e Venezuelës, duke vrarë gjashtë persona në bord. “Informacioni ka konfirmuar se anija po trafikonte drogë, e lidhur me rrjete të paligjshme narko-terroriste”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social. Uashingtoni ka vendosur […]
”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga punimet në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar. Rama shkruan se se do të transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit, por jo vetëm. ”Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon pa ndërprerje, ku dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë […]
Konferenca e Kryetarëve/ Partia Demokratike kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”
”Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime […]
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore
Miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Miratimi i këtij Komisioni do të bëhet me parashikimin që puna të nisë në ditën kur publikohet raporti i OSBE-ODIHR-it. Gjithashtu, do të rishikohet pika 3, në mënyrë që përfaqësimi në komision të bëhet mbi bazën e grupeve parlamentare dhe […]
Balla në Konferencën e Kryetarëve: Respektoni rregulloren, mos shtrembëroni deklaratat
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të respektojnë rregulloren dhe të mos shtrembërojnë deklaratat e mazhorancës, kjo gjatë debateve në Konferencën e Kryetarëve. “Ju lutem mos na shtrembëroni atë që themi. Po jua përsëris: kur flisni ju, asnjë nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë […]
“Fiks Fare” kapi me zë dhe figurë policin e Rinasit duke marrë ryshfet, arrestohet Kevin Kosova
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor Kevin Kosova, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit në […]
Kërkesa për shkarkimin e presidentit Begaj, Gazment Bardhi: Ka kryer shkelje të Kushtetutës, ndërhyri…
”Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kam dorëzuar sot në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për shkelje të rënda, e në mënyrë të vazhdueshme, të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është e argumentuar gjërësisht në një material prej […]
Projektligji për ‘Barazinë gjinore’/ Spahia kundër: Promovon agjendën ‘UOKE’ dhe njohjen e 72 gjinive
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka kërkuar heqjen e projektligjit per “Barazine gjinore” nga projekt kalendari i punimeve të kuvendit dhe parlamentit. Në fjalën e tij gjatë Konferencës së Kryetarëve, Spahia theksoi se ky projektligj promovon dukshëm axhendën “UOKE” dhe hap rrugën për njohjen e rreth 72 gjinive, apo vetëdeklarimit të gjinisë në bazë të […]
Paralajmërimi i WHO, alkooli shkaktari kryesor i kancerit
Alkooli është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në Evropë, duke shkaktuar mijëra raste të reja dhe vdekje çdo vit. Sipas një raporti të ri të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020, alkooli shkaktoi mbi 111,000 raste të reja të kancerit vetëm në Bashkimin Evropian dhe […]