SHBA: Zhvillohet ‘superdruri’/ 10 herë më i fortë se çeliku dhe gjashtë herë më i lehtë
Një kompani amerikane ka prezantuar një lloj të ri druri që mund të revolucionarizojë industrinë e ndërtimit. “Superdruri”, i krijuar nga kompania InventWood, pretendohet se ka deri në 10 herë raport më të lartë fortësie ndaj peshës sesa çeliku, ndërsa është deri në gjashtë herë më i lehtë, raporton CNN. Këtë material inovativ e ka […]
Rrite bilanci i viktimave/ Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në 63, pasi një muzikant vdiq nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit, tha prokuroria maqedonase më 14 tetor. Vladimir Bllazhev-Pancho, këngëtari 46-vjeçar i bendit DNK, vdiq në Shkup të martën, pasi ishte hospitalizuar për shkak të […]
Milano/ Shkatërrohet organizata e drogës, mes të arrestuarve edhe shqiptari – kapen 50 kg kokainë, hashash, ketaminë e THC
Operacion i madh në Milano të Italisë, çmontohet organizata e narkotrafikut e përbërë nga italo-shqiptarë. Policia e Shtetit publikoi sot rezultatet përfundimtare të aksionit me 7 të arrestuar, mes të cilëve edhe një shqiptar. Fillimisht në Scalo Romana oficerët vunë re një burrë 29-vjeçar që po kthehej në shtëpinë e tij në Pieve Emanuele. Ai […]
QKK në Marketin Italian të Audiovizualit, prezantohet dhe projekti “Diell i ftohtë” nga regjisori Gentian Koçi
Nga Julia Vrapi Marketi Italian i Audiovizualit një hapësirë për bashkëpunime mes profesionistëve të industrisë së filmit, ku pjesë ishin edhe kineastët nga Shqipëria. Për herë të parë QKK mori pjesë në MIA, Mercato Internazionale Audiovisivo, Romë, ngjarje që ofron një hapësirë për bashkëpunime kinematografike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) që në bashkëpunim me Agjencinë […]
Qëlluan me armë drejt banesës së 42-vjeçarit në Pogradec, arrestohen dy 16-vjeçarë, kallashnikovin e fshihnin në varreza
arma e sekuestruar POGRADEC- Dy të rinj të moshës 16-vjeç kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në maj të këtij viti. Sipas hetimeve, dy të rinjtë posedonin një armë zjarri kallashnikov të cilën e mbanin të fshehur në një […]
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit, kryeson LVV, ja si renditen partitë e tjera
Me 97% të kutive të votimit të numëruara në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tashmë ka një pasqyrë mbi renditjen e partive nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë. Në garën për kryetarë komunash, prin Lëvizja Vetëvendosje me mbi 210 mijë vota, apo 27% të numrit të përgjithshëm. E dyta renditet Partia Demokratike […]
Habit ish-ministri Ilir Beqaj në GJKKO: Dua ministren ‘Diella’ në qeli, s’kam zgjidhje tjetër…
‘Diella’ dhe Ilir Beqaj TIRANË-Në seancën e sotme të radhës në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit”, Ilir Beqaj ka patur një kërkesë të pazakontë. Beqaj u shpreh para trupës se e ka të pamundur të lexojë apo dëgjojë të gjitha CD-të e audiove të seancës paraprake dhe për këtë ka kërkuar asistencën e ministres virtuale “Diella” në […]
Protesta për UÇK-në në Tiranë/ Zbulohen detajet: Rama do të mbajë fjalim! 60 autobusë nga Kosova…
edi rama-fletethirrja per proteste TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesëmarrësh në protestën që do të zhvillohet më 17 tetor në Tiranë, ku do të bëhet thirrje për gjykim të drejtë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, konfirmoi lajmin gjatë një konference për mediat. Gucati bëri me dije gjithashtu […]
Punëtorë krahu apo profesionistë të kualifikuar? Ja çfarë po kërkon tregu shqiptar
Në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht të listuara 6916 vende të lira pune, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Vetëm në dy javët e para të tetorit, janë raportuar një total prej 1143 vendesh të lira, duke reflektuar nevojën në rritje të tregut për fuqi punëtore. Por cilët janë […]
“Të shtyhet regjistrimi i partive dhe kandidatëve për 5 bashkitë”/ KQZ, kërkon afate të reja për zgjedhjet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar afate të reja sa i përket garës së 9 nëntorit. Në draftin që tashmë përjashton Tiranën është propozuar shtyrja e regjistrimit të partive deri në datën 14 tetor, ndërsa më herët ishte vendosur data 13. Koalicionet kanë kohë deri në 19 tetor për t’u regjistruar ndërsa afati për kandidatët […]